Më shumë se 15 orë prindi i Sedat Rexhepit po pret lajme për djalin e tij i cili fatkeqësisht ishte njëri nga shumë udhëtarët në autobusin i cili mbrëmë u rrokullis në magjistralen, Shkup-Tetovë.

Ai thotë se i ka vizituar të gjitha spitalet por është e pa mundur të gjejë të birin e vet dhe kërkon ndihmë dhe për ndonjë informacion eventual.

Prindi thotë se emri i Sedatit nuk ishte në listën e të vdekurve dhe kjo pak i ka qetësuar.