Njohësi i ekonomisë, Viktor Buzhala ka reaguar ndaj paralajmërimeve se si Prishtina Mall ka me e zhvillu Kosovën. Sipas tij, kjo nuk do të ndodhē, përkundrazi ka me i dërgu paret e kosovarëve jashtë vendi.

Postimi i plotë:

Neser po i hapke dyert ne Prishtine fabrika me e madhe ne rajon, asi m’falni qendra tregtare me e madhja, ku kane me u shite prodhimet e vendeve tjera. Plot media qe paguhen nga Prishtina Mall po dezinformojne qysh kjo qender ka me kane shtytes i zhvillimit ekonomik. Me kane ashtu, pazari te Plepat e kish ba Prishtinen- Paris moti. Ajo qender ka me shite mall te kompanive boterore. Pra, ka me i marre paret e kosovareve, me i degdise neper bote e me na dhane tesha te firmave te fundit, me çmime astronomike dhe me kualitet shume te dyshimte. Nese mendoni qe kena me u zhvillu tu ble farmerka e maica te prodhume tjerakah, dine qe gabim jeni.