Sejmenët deputet Nikolla Gruevskit i miratuan ligj që të ketë 6 bodigardë aq kohë sa edhe ishte kryeministër . Pra 6 bodigardë të kujdesen dhjetë vite për te, madje veturë zyrtare dhe beneficione të tjera. Krejt këto shpenzime në kuriz të qytetarëve që i përgjuan natë e ditë. Mos haroni ndryshimi i ligjit do të vlejë edhe për Emil Dimitrievskin për aq kohë sa ishte kryeministër. Madje edhe për kryeminstrat tjerë që do të pasojnë !

Ky dhe disa ligje tjera që sejmenët i votonin pa kurfarë hezitimi janë privilegje mbi çdo standard botërorë aq ekstravagente saqë nuk i gjenë dot edhe në shtetet shum më të zhvilluara ekonomikisht.

Prandaj ky dhe disa ligje tjera me urgjencë shumica e ardhshme duhet ti shfuqizojë duke lënë vetëm privilegje të krahasueshme me shtetet tjera për rrethë konform standardit që ka vendi ! 

Qenan Aliu