Sipas të dhënave të Entit Shtëtëror për Statistika (ESHS), prodhimi industrial në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, ka shënuar rënie prej 2.6%.

Sipas sektorëve, rënie ka në xehetari dhe gurthyese (7.2%), idustrinë e përpunimit (3.6%), prodhime të ndërmjetme, përveç energjisë (3.8%), prodhime afatshkurtëra për përdorim të gjërë (11.3%), kurse në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim ka rritje për 10.6%.

Rënia e prodhimit në industrinë e përpunimit i faturohet rënies në prodhimtari të prodhimeve ushqimore, pijeve, prodhimet e duhanit, tekstilit, goma dhe masa plastike, minerale jometalike, prodhime të fabrikuara metalike, përveç maqinave dhe pajisjeve.

Rritje është regjistruar në energji (6.1%), prodhime kapitale (7.4%), prodhime afatgjate për përdorim të gjërë (20.9%).