Afati për shpalljen në kohë të zgjedhjeve lokale të muajit maj skadoi dje. Për momentin është e paqartë se kur ato do të mbahen pasi Kuvendi nuk ka kryetarë që do t’i shpallte, ndërsa kriza politike ndodhet në udhëkryq.

Qytetarët do të mund t’i kryenin punët nëpër komuna, ndërsa të punësuarit t’i merrnin pagat edhe pas 22 marsit vetëm nëse kryetarët e komunave deri atëherë autorizojnë nëpunës shtetërorë të cilët në vend të kryetarëve do të nënshkruajnë vendime. Një gjë e tillë mundësohet përmes ndryshimeve në ligjin për procedurë të përgjithshme administrative të miratuara në korrik të vitit 2016, sqaron profesori i të drejtës administrative, Borçe Davitkovski.

Qytetarët nuk do të maltretohen para sporteleve që të marrin ndonjë akt për shkak të mungesës së kryetarit të komunës, por me kushtin që kryetari t’u jep autorizim me shkrim nëpunësve shtetërorë në pozita udhëheqëse me qëllim që ti drejtojnë procedurat dhe të marrin vendime. Nëse nuk e bën këtë, do të ketë bllokim total, bllokim juridik të komunës – deklaroi profesori universitar, Borçe Davitkovski.

Nëpunësit e autorizuar do të mund të nënshkruajnë pagat, lejet e ndërtimit si dhe akte të tjera. Megjithatë deri në emërimin e kryetarëve të rinj, askush nuk ka të drejtë të shkarkojë dhe të emërojë drejtorë të shkollave, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të tjera nën kompetencë të pushtetit lokal. Sipas Davitkovskit, problem më serioz mund të shkaktohet edhe për faktin se më 22 mars u skadon afati edhe këshillave të komunave.

Supozoj që buxhetin e kanë miratuar, por kemi miratimin e llogarisë finale për komunat, kështu që do të ketë bllokim total të punës. Nëse nuk ka llogari finale, do të ketë bllokim financiar të punës së njësive në vetëqeverisjen lokale – tha Borçe Davitkovski.

Afati për shpalljen në kohë të zgjedhjeve lokale të muajit maj skadoi dje. Për momentin është e paqartë se kur ato do të mbahen pasi Kuvendi nuk ka kryetarë që do t’i shpallte, ndërsa kriza politike ndodhet në udhëkryq./Alsat-M/