Propozimi i “çuditshëm” i Arian Çanit: Edi Ramën ta bëjmë mbret

Arian Çani ka vazhduar të kritikojë dhe ironizojë Kryeministrin Edi Rama. Ai ka thënë se Rama duhet të bëhet mbret dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e Shqipërisë.

Teksa Çani nisi të fliste për të, pa dashur i është drejtuar me “Kryeministri zoti Edi Rama”, dhe menjëherë pas kësaj ka reflektuar duke thënë se kjo i erdhi natyrshëm dhe se me kalimin e viteve mes tij dhe Ramës është krijuar një mur kaq i madh saqë tani atij i vjen natyrshëm dhe i thotë “zoti”.

Çani më tej duke ironizuar me Stresin ka thënë “Kryeministri Ynë”, aty Stresi i është përgjigjur se ai është “kryeministri jot” jo i yni. “Në fakt mbreti jonë” ja kthen Çani. “Unë them ta bëjmë mbret dhe kështu gjen zgjidhje Shqipëria”, ka vazhduar ai.

Çani është shprehur se me deklaratat e fundit Rama i ka thënë opozitës në një far mënyrë që nuk kemi nevojë për ju, sepse e bëjmë vetë edhe qeverinë edhe opozitën, e sipas Çanit kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri. “Nuk ka nevojë të bëj reforma dhe të punoj për këtë vend. E rëndësishme është që është i mençur, është i gjatë, është i fuqishëm, kaq mjafton dhe njerëzit janë të lumtur”, ka thënë Çani.