Ndërtimi i Autostradës lidhëse mes Prishtinës dhe Shkupit, ishte projekt i përbashkët i dy shteteve, Kosovës dhe Maqedonisë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë, respektivisht Ministria e transportit dhe Lidhjeve, por edhe parteri shqiptar në Qeveri, BDI, nuk po te tregon asnjë interesim për realizimin e proektit me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

Kjo autostradë e inicuar nga qeveria e Kosovës mbulon gati 90% të projektit dhe është në përfundim e sipër në pjesën e territorit të Kosovës, ndërsa në pjesën që i takon territorit të Maqedonisë nuk është bërë asnjë milimetër lëvizje.

LR PDSH i bën thirje Qeverisë së RM-së, BDI-së dhe zv. Ministrit shqiptar të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën, ashtu siç zbatojnë Marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë. Ndërsa palës shqiptare në qeveri, BDI-së, i sugjerojmë që urgjentisht të braktisin koktejet dhe ahengjet që organizojnë, dhe të këmbëngulin në realizimin e projekteve me interes strategjik dhe ekonomik për vendin. Autostrada “Arbën Xhaferi” do të intensifikojë dhe afrojë më shumë shqiptarët e Maqedonisë me ato të Kosovës, do të nxisë zhvillim të gjithmbarshëm, ndërsa do të ndikojë edhe në rritjen e efikasitetit të qarkullimit dhe lëvizjes së mallrave.

Është koha e fundit, që të realizoni sëpaku një projekt me interes për shqiptarët, përpara ikjes nga skena politike si një garniturë qeverisëse që dështuat në mbrojtjen dhe artikulimin e interesave të atyre që përfaqësoni.