Siç mund të përkujtoni, në një intervistë televizive për përkushtimin e kompanisë së tij ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, Presidenti i LEVI`S ka zbuluar se kishte të mbathura xhinse të vjetra një vit dhe që ende nuk kishin parë maqinë për larjen e rrobave. Kjo gjë na bëri që të riekzaminojmë tendecat e njerëzve të modës që të kujdesen për të mirat e tyre denim. Ngrirëset dhe vaji për foshnje ishin të inkuadruara.

Nëse kjo gjë ju duket e neveritshme duhet të ju informojmë se ai ka shkruar manifestin e Xhinseve të Palara, e që nënkupton hapjen e debatit rreth mënyrave të përkujdesjes për xhinset. Në vend se të lani xhinset gati se çdo mbathje apo çdo të dytën mbathje, kjo metodë e moslarjes sjell vëmendjen tek fakti se jeni duke u përkujdesur shumë, shumë, shumë tepër për xhinset e juaja. Xhinsi, materiali i tyre, vjen nga një histori e bujshme në të cilën është bërë që të zgjasë më shumë, andaj nëse nuk i përdorni për punë apo për një kohë të gjatë, nuk keni nevojë ti lani çdo javë.