Shkruan: Qenan Aliu

Miq të dashur, Gjykata Supreme e RM, ka obligim dher kompetencë meritore edhe ate me detyrim zyrtar (Exo ficcio), të prononcohet lidhur me presedanin e presidentit Gjorgje Ivanov, për Vendimet për abolicimin e funksionarëve të pandehur për vepra të rënda penale.

Në pajtim me Ligjin mbi gjykatat një ndër kompetencat e Gjykatës më të lartë asaj Supreme ështe edhe ;- Përcaktimi i qëndrimeve parimore dhe MENDIMEVE JURIDIKE PARIMORE të cilat gjykatat e instancave më të ulta janë të obliguara ti rrespektojnë dhe zbatojnë ngjajshmërishtë. Shtrohet pyetja, PSE Gjykata Supreme (exo ficcio) nuk prononcohet se gjykatat nuk kanë të drejtë të zbatojnë

Vendimet e presidentit për ABOLIME, për disa arsye;- – Abolimi është i sjellë duke u thirur në normë ligjore të paqenë , andaj si vendim është arbitrar,antikushtetues i realizuar me keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pra neni 11 i Ligjit për Falje është i abroguar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Abrogimin e Ligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për falje në TËRËSI.

– Ivanov , me vendimin për Abolime ka shkelur edhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila është pjesë e sistemit juridik të vendit. ME HESHTJE, Gjykata Supreme lejon sjelljen e presidentit të shtetit si të IMPERATORIT, a kur dihet se shteti ka sistem politik Republikan , me president me kompetenca taksative të përcaktuara në Kushtetutën e Vendit. Pra presidenti sipas kushtetutës ka të drejtën për falje, por NË PAJTIM ME LIGJIN. E tani Ligji aktual nuk parashehë institutin abolim. Në çfar kushtesh psigjike Ivanov e solli këtë vendim mbetet të shihet ? Miq të dashur, Si është e mundur Gjykata Supreme të heshtë për këtë presedan të paparë ? Unë e thëras publikisht Kryetarin e kësaj gjykate që të prononcohet , se PSE HESHTIN !?