Izet Mexhiti, nënkryetari i BDI-së dhe kryetari i komisionit për parandalimin e ndërtimit të kryqit në Butel ende nuk ka dhënë detaje se çfarë parasheh marrëveshja që sipas tij, parandalon ndërtimin e kryqit dhe pas vendimit për tu tërhequr nga lokacioni ku ishin vendosur për të parandaluar ndërtimin e tij. Nga BDI gjithashtu nuk ka deklarata se çfarë do të ndodhë, pas demantit të sotëm nga Qeveria dhe reagimit të kryetares së komisionit për marrëdhënie të bashkësive fetare se do të ndërtohet kryqi.