Shkruan: Qenan Aliu  

Protagonistët e instrumentalizuar për veprimet e finguara i dekonspirojnë vetë fjalimet e tyre para protestuesëve. Fjalimi i TODOR PETROVIT sot para MPB është krejtësisht i kundërt me frymën e përmbajtjes së fjalimit në ditën e vendosjes së gurthemelit për kryqin në Butel. Pra edhe atë ditë si inicues dhe finansues për ndërtimin e kryqit edhe sot foli në cilësi të kryetarit të Kongresit Botërorë Maqedonas. Todor Petrov , ditë më parë shënjoi personat që gjoja ,sipas tij e kishin sulmuar fizikisht në ,,Kazabllanka,, . Sot i njëti poashtu duke i shënjuar të njëjtit ,tha se nuk do të ngre padi penale kundër tyre për dëmshpërblim, krejt në emër të festës për falje. Për çudi i njëjti në shenjë pajtimi në mes komuniteteve tha se KBM do të propozojë ndërtimin e përmendores së FAN S NOLIT si themelues i parë i kishës ortodokse shqiptare, dikund në mes komunës së Butelit dhe Çairit. Miq të dashur, ky propozim vjen nga po i njëjti Todor Petrov dhe po i njëjti KBM se në Maqedoni ka deri më 13 % shqiptarë, po i njëjti Todor Petrov që para pak ditësh (po edhe shum herë tjera) ofendoi rëndë shqiptarët në baza etnike , fetare po edhe qytetare.Po i njëjti anatemoi PPD-në se paska kontribuar gjoja 150.000 mijë kosovarë të marin shtetësinë e RM etj etj. Miq të dashur, kam lexuar mjaftueshëm për Fan S Nolin këtë figurë mjaft të rëndësishme në historinë e popullit shqiptarë. Por kurë një propozim ndoshta krejtë përsëri sipas ndonjë konstrukti mashtrimi për defokusim të opinionit vjen nga Todori kontravers ,më bënë që përsëri të rilexojë për Fan N. se pse Todori kontravers, shizofren dhe pa as pesë gram burni mendon kështu.