Reperi francez Maître Gims tashmë ka formuar imazhin e tij si një person publik gjithnjë me syze dielli.

Prej kohësh njerëzit janë bërë kureshtarë se pse e bën një gjë të tillë muzikanti, por vetëm tani dihet përgjigjja.

Për Le Parisien, kongolezi tregon se çfarë përfaqësojnë syzet për të.

“Është sigurisht një stil, por mbi të gjitha një mbrojtje. Kur i heq ato, ata nuk më njohin. Më vjen mirë që kam arritur ta ruaj atë”.

Ai shton “Në fillim nuk ishte qëllimshëm! Në të vërtetë, unë jam i ndrojtur. Me këtë, unë nuk kam frikë nga sytë e njerëzve. Por në të vërtetë, ata nuk duan që unë t’i heq ato, sepse kjo do të prishte diçka”.

Tutje artisti që njihet me emrin skenik GIMS thotë se do t’i hiqte syzet për kinemanë nëse do t’i kërkohej të luante ndonjëherë.

Ndërkohë një gjë që vërehet në klipet e tij është edhe mungesa e pijeve alkoolike që është një gjë e zakonshme në spotet e reperave.

Kjo për arsye se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gandhi Bilel Djuna vite më parë u konvertua në Islam dhe mori emrin Bilel si të dytin.

Maître Gims u martua i ri dhe është baba i katër fëmijëve.