Mediumi amerikan CNN ka publikuar listën prej 12 destinacioneve turistike, të cilat duhet të shmangen gjatë këtij viti për shkak se vizitorët e huaj prishin ekosistemet e tyre të brishta. Çuditërisht, kjo ka paraqitur një dilemë për udhëtarët e kujdesshëm që planifikojnë pushimet e tyre të ardhshme. Nga Venecia dhe Barcelona, në Ishujt Galapagos dhe madje edhe në Taxh Mahal të Indisë, këto janë vendet që turistët e ndërgjegjshëm bëjnë mirë t’i rikonsiderojnë për vizitë në vitin 2018.

12 vendet turistike që duhet shmangur:

1. Ujdhesa Skye, Skoci

2. Barcelona, Spanjë

3. Dubrovnik, Kroaci

4. Venedik, Itali

5. Santorini, Greqi

6. Bhutan, Nepali

7. Taxh Mahali, Indi

8. Mali Everest, Nepal

9. Maqu-Piqu, Peru

10. Ishujt Galapagos, Ekuador

11. Cinque Terre, Itali

12. Antarktidë.