Këngëtari Mehdin Përgjegjaj – Meda, është një ndër këngëtarët më të kërkuar nga publiku nëpër ahengje muzikore të ndryshme.

Ai vazhdon të jetë mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, Meda ka treguar se ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi, jo-produktive, duke shkuar në kontinentin e largët të Australisë.

Ai ka publikuar disa imazhe në InstaStory, ku ka treguar po shijon ditët e nxehta me diell, duke bërë plazh dhe shëtitje me varkë.

Nga imazhet e publikuara, Përgjegjaj ka treguar se nuk ka hezituar të provojë edhe peshkimin.

Ndryshe, këngëtari pritet që gjatë muajve në vazhdim të sjellë projekte të reja për fundvit.