Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha i cili njihet për betejat frontale me pushtetin gjatë konfliktit të vitit 2001, sidomos në betejën e Haraqinës, ku lufta zhvillohej në distancë prej 50m, ditëve të fundit është vendosur në shënjestër të mekanizmave shtetëror sllav dhe shqiptar që janë vënë në shërbim të se keqes.

Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha, i cili viteve të fundit është barikaduar në malet e Tanushës përshkak se është në kërkim të pushtetit sllav për të likuiduar, Komandantin e vetëm që nuk mund ti thuhet “profiter lufte” si shumë kolegë të tij që patën karrierë të bujshme politike, ndërsa betejat e 2001-it i ndiqnin nga Prizreni ose nga Tirana.

Viti 2001 ndodhi vetëm përpara 15 vitesh, kujtimet janë të freskëta, heroizmi i Komandant Hoxhës është i pakontestueshëm dhe nuk mund të njolloset nga shtabi partiak i BDI-së, as nga profiter të tjerë që deri dje ishin aktivistë të devotshëm të pushtetit sllav dhe të kësaj partie, e që sot mendojnë që kanë prekur qiellin e 7-të me fonde të dyshimta.

Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha do të jetë ekzemplari më i pastër i luftës së 2001, të gjithë u korruptuan, blenë Mercedes, Audi, banesa dhe villa në Ohër, Shkup, apo Shqipëri, mbushën llogaritë bankare me miliona, punësuan familjet dhe shvalerkat, ndërsa beteja e Xhezair Shaqirit për liri akoma vazhdon… ai nuk guxon të zbresë as deri në qendër të Shkupit!

© fol.mk