Ushtria e Sirisë tha sot se ka marrë kontrollin e qytetit lindor kufitar të Albu Kamal, i njohur si bastioni i fundit urban i Shtetit Islamik në vend.

Komandantët thanë se fitorja shënonte “rënien e projektit terrorist të ISIS në rajon”.

Një grup monitorues thanë se militantët ishin tërhequr në një pjesë tjetër të Deir al-Zour pas negocjatave. Sipas tyre ISIS tashmë kontrollon vetëm disa zona shkretëtire në veri të Albu Kamal, dhe pika të tjera të shpërndara në Siri.
Agjencia shtetërore Sana tha se komandantët e forcave ta armatosura e vlerësonin kapjen e Albu Kamal si një fitore strategjike ndaj bazës për radikalizimin e militantëve të grupeve të ndryshme në Siri.