Nga Arban Balliu

Shqiptarët janë mbajtur si popull trim e i zgjuar dhe po të shikosh sesi reagojnë kur bisedon me ta, i madh e i vogel, i shkolluar apo jo, të duket vetja se përballë ke një super analist, që mundohet të të binde se ky është i mire dhe ky tjetri i keq, ky mashtron e tjetri jo, ky tradhton , e tjetri jo dhe më e bukura është se nuk u pëlqen kur ti i kundërshton .
Kjo te jep përshtypjen e një populli të vendosur, për të bërë atë që mendon, më të mirën për veten e tyre, por në fakt është e kundërta .
Shqiptarët asnjëherë s’janë mbajtur për pragun e tyre, por për pragjet e të tjerëve , po, pikërisht për pragun e tjetrit, e aty “ju heq kapelen” thotë populli, kurse për veten e tyre hiq, ama hiq fare…
Po a thua, pse janë të tillë shqiptarët , çfarë dreqi i shtyn të jenë kështu ?
Janë shumë arsye që shqiptarët gjithmonë veprojnë gabim, e para dhe me kryesorja është se si popull, ne ikim  në mentalitetin e të nenshtruarit, atij inferiorit dhe shume shpejtë lumturohemi dhe biem pre e buzeqeshjes dhe sharmit prej lavires të këtyre tjerëve , duke u besuar pafundesisht, mu ashtu siç ata nuk na besojne fare.
Të njëjtën pasojë po vuajm edhe sot, si thonë 30 vjet grabitje, ç’nderim si komb, përulje ndaj sllavit të pa identitet e njëqind të zeza te tjera.
Mirë këta te pa identitet, po shqiptaret vuajn edhe nga politika e korruptuar, aq shumë  sa jua ka bërë mendjen boze.
Po pse jane kaq SY LESH shqiptarët , kaq të vobektë, nuk dijnë ta ndajne të bardhën nga e zeza,  të mirën nga e keqja, kaq popull i lodhur dhe i verbuar jemi bërë ne shqiptarët .
Si mund t’u besohet të tillëve, si ky katunari i Murtinos, Llërcës, Zajazit, që janë tallur dhe ju kanë mashtruar, si mund të genjeheni me lugë të zbrazur, bark pangopur e rrobeleckosur. I thone, 30 vjet nuk zutë mend akoma, doni te vuani dhe 30 vjet të tjera sa tju iki edhe i FUNDMI I MOHIKANEVE, pra fëmija juaj, se emigrimin e të rinjeve po e vuajm sot dhe atë me përmasa katastrofale…
Jeni duke mbajtur njerëz në politikë që dihen që janë mashtrues dhe kriminel dhe jo rastesisht të huajt j’ua theksojne me zë :
“vetë i votuat”.
Shqiptari qenka popull që e kërkon belan dhe të keqen vetes . Atëherë , mos ulërini duke share Murtincin, Llërcalinë dhe Zajazlinë dhe mos prisni nga bota kur ju s’jeni të zotë t’i thoni MJAFT MË , një politike të korruptuar dhe kriminale.
Me keqardhje e them, shqiptar (këtu futem edhe unë ) s’jeni të aftë as për shtëpinë tuaj, por ngelet popull dele dhe skllav i politikes mashtruese…..