Godina e Kuvendit të Kosovës është sulmuar me predha antitank. Siç raporton RTK, dy shpërthime të fuqishme njëra pas tjetrës u dëgjuan rreth orës 23:00

Policia që shkoi në vendngjarje rrethoi zonën. Por përveç forcave policore, zjarrfikëset dhe ambulancat në vendin e ngjarjes shkuan edhe forca të KFOR.

Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar gjatë këtij sulmi.

Pak metra me tutje afër nënstacionit të energjisë elektrike u gjet një motoçikletë që po digjej.

Policia dyshon se ajo është motoçikleta që lëvizën atentatorët.

Policia ka bllokuar të gjitha rrugët e Prishtinës dhe ka filluar të kontrollojë qytetarët. Ende nuk dihet qarte se cilat mund të jenë motivet e këtij sulmi mbi ndërtesën e Parlamentit të Kosovës.