Të nderuar lider ; …Mbase është mirë të takoheni e të kuvendoni kudo në trojet shqiptare, me politikan e pushtetarë të lartë . Por mos haroni,votuesit tuaj janë thellësishtë të bindur për ate se çka votuan dhe se si do të votojnë së shpejti , pas këtij rezultati ngërçi. Kujdes, nuk keni mandat as njëri nga Ju, Nikolla Gruevskit për tja vazhduar edhe më tej hajninë, preputencën politike, nacionalzmin e shëmtuar dhe shpërdorimet e tij. Bëjeni si të doni, Demokracia ofron forma të ndryshme të tejkalimit të ngërçeve politike , por verdikti i votuesëve shqiptarë nuk mundëson më mashtrimin tuaj. Bisedoni edhe në Tiranë e Prishtinë madje edhe në Bruksel, por ju nuk keni mundësi më për ti vënë në lajthitje ata që ua dhanë besimin.

Asgjë nuk do të ju amnistojë poqëse riaktivizoni politikat e Nikolla Gruevskit me përgjimet dhe vjedhjet e tij, mbase as politikat e Zaevit nëse ai nuk i etablon në letër dhe të afatizuara. Vetëm një qeveri ekspertësh do të mundej të pranohej pa kushte të theksuara, me mandat të kufizuar edhe ate për një afat të shkurtë.Por Ju e dini , Ju morët bekimin aq sa morët për të vendosur. Politika është dialogim, kompromis por edhe PARIM.

Bisedoni me të gjithë por së pari në mes vedi ! Asnjë lajthitje nuk do të mundë ta justifikoni se na tha e na bënë presione ky apo ai në Tiranë apo Prishtinë madje ai ose ajo në Bruksel. 

(Q.Aliu)