Kohëve të fundit nga eksponent të ndryshëm të partive politike dëgjojmë se si publikut i servohet doktrina e barabarësisë në Maqedoni dhe kjo barabarësi të vij si rezultat i një unifikimi të të gjithë spektrit politik shqiptarë, tezë kjo e përdorur që prej para dy viteve nga njëri prej liderëve të Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela. Ai gati në çdo takim me shqiptarët në shpalosjen e platformës politike thoshte: “Më jepni legjitimitet dhe unë nuk do të hyj në qeveri, por do i thërras të gjitha partitë politike shqiptare për unifikim të qëndrimeve kundrejt bllokut politik maqedonas”.Prandaj , sot të gjithë ata që thirren në emër të doktrinës për barazi të plotë dhe kjo barazi të vijë si rezultat i një unifikimi i gjithë spektrit politik shqiptar, ndërsa harrojnë, se teza në fjalë është e “vjedhur” nga Ziadin Sela, tek i cili dhe në fushatë por dhe kurdoherë e ka thënë se në momentin që do marr legjitimitet nga sovrani, do unifikoj spektrin politik shqiptar për të vënë kushte ndaj palës maqedone. Për këtë është dëshmi dhe materialet e shumta në media e gjetiu, andaj edhe “vjedhja” e kësaj ideje mund të konsiderohet si një përfitim politik në kurriz të Ziadin Selës. Për hir të korrektësisë së opinionit shqiptar po shkëpusim disa deklarata të Ziadin Selës për unifikimin e bllokut politik shqiptar: “Ka dy vite që i drejtohem popullit shqiptar, më jepni legjitimitet dhe unë nuk do hyj në qeveri, por do i thërras të gjithë partitë politike shqiptare për të unifikuar qëndrimet dhe ashtu si bllok politik shqiptar të përballemi me bllokun politik maqedonas, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të zgjedhim çështjen shqiptare këtu në Maqedoni” është shprehur Ziadin Sela
Në vazhdim ja edhe disa deklarata të z. Sela nga paraqitjet e tija publike që vërtetojnë konsekuencën e qëndrimeve të tij të palëkundura që nga dalja në skenë si lider i Lëvizjes për Reforma-PDSH e deri më sot: