Qeveria e Gjermanisë ka miratuar gjoba që arrijnë deri në 50 milionë euro për të gjitha mediat online nëse në afat prej shtatë ditësh, nuk i largojnë lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes që do të denoncohen nga lexuesit.

“Krimet që lindin nga urrejtja, kundër së cilës nuk luftojmë në mënyrë efikase, paraqesin rrezik të madh për shoqërinë e hapur, të lirë dhe demokratike”, kanë njoftuar nga Qeveria gjermane.

Nga Qeveria gjermane njoftohet se drejtorët ekzekutiv të grupeve të rrjeteve sociale do të ballafaqohen me rrezikun që të dënohen në mënyrë individuale deri në 5 milionë euro nëse nuk i respektojnë këto masa, raporton AFP transmeton Novatv. /SHENJA/