Vendimet për zhvendosje të vendeve të punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat i solli ministri teknik Naqe Çulev, në seancën e djeshme qeveritare janë shfuqizuar.

Nga qeveria informuan se janë shfuqizuar 89 vendime për zhvendosje, por nuk dhanë arsye për vendimin e këtillë.

Më parë, ishin pikërisht rialokimet në MPB që shkaktuan përplasje në mes ministrit aktual teknik Çulev dhe paraardhësin e tij Oliver Spasovski.

Çulev akuzoi Spasovskin që para se të linte postin e ministrit të brendshëm, ai kishte marrë më shumë se 2,000 vendime për uljen në pozita dhe promovim në vendet e punës.