Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka kërkuar që të ndahen rreth 50 mijë euro edhe për një ekspertizë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Kjo kërkesë e Tahirit është plotësuar dhe Qeveria ka marrë përsipër këto shpenzime.

“Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria është zotuar se do të mbulojë shpenzimet e ekspertizës së hetuesisë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”.

Kurse, ministri Tahri në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur pak orë më parë ka kërkuar qe të ndahen këto mjejet brenda një kohe të shkurtër.

“Unë propozoj që sot normalisht të mos marrim vendim mirëpo ta kemi një zotim që në një të ardhme shumë të afërt duke u konsultu edhe me institucionet e tjera relevante në Ministrinë e Drejtësisë do të duhej të ndajmë diku një shumë rreth 50 mijë euro për një ekspertizë që ta përmbyllim këtë rast”, tha Tahiri në mbledhjen e Qeverisë.