Qeveria e Maqedonisë paralajmëroi fushatë promovuese dhe informative në prag të referendumit më 30 shtator për pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Vendimin për fushatën për shpërndarje të informatave me interes publik për qytetarët/votuesit në Republikën e Maqedonisë, rreth përmbajtjes së Marrëveshjes me Greqinë, përfitimet nga integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe plani sipas të cilit vendi do të lëvizë drejt Aleancës dhe Unionit, Qeveria e e mori në seancën e 83-të të djeshme.

Këshilltari qeveritar për integrime euroatlantike Bojan Mariçiq, paralajmëroi se pas përfundimit të pushimeve verore fushata do të intensifikohet  dhe do të shfrytëzohen të gjitha metodat  e arritshme  në pajtim me Ligjin për referendum dhe  interesin publik  të definuar.

“Bindja e qytetarëve do të jetë para se gjithash se duhet të dalin dhe të votojnë sepse kjo është vota e qytetarëve. Referendumi është e drejtë e lartë demokratike dhe gjithë ata, të cilët janë të interesuar për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë me Greqinë dhe për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të dalin dhe të votojnë”, deklaroi Mariçiq.

Fushata, siç informuan nga pres shërbimi qeveritar, do të udhëhiqet sipas standardeve për komunikime publike nga interesi i opinionit dhe atë komunikim relevant, objektiv dhe i informimit, komunikime jopartiake, si dhe proporcionalitet dhe racionalitet.

Ministritë dhe organet e tjera shtetërore, nga Qeveria dje ishin detyruar  në afat prej tre ditëve  deri te Ministria e Financave  të dërgojnë informata për mjetet të cilat i kanë në dispozicion, ndërsa të cilat mund të ridedikohen  për fushatën e referendumit./MIA/