Në zgjedhjet e fundit parlamentare, VMRO-ja e cila drejtohej nga Nikolla Gruevski së bashku me aleatët e partive të vogla fitoi rreth 51 deputetët.
Prej atëherë e deri më sot kjo parti e cila mbeti në opozitë ka humbur 11 deputetët, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo u dëshmua në seancën e djeshme parlamentare kur u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë, e cila drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev.

Nga gjithsej 51 deputetët sa i fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën e ngritur menjëherë pas kthimit në Kuvend. VMRO-ja mocionin e mosbesimit, sipas tyre, e ngriti për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë dhe paaftësisë së partnerëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI për udhëheqjen e institucioneve

Veprimi në opozitë i kësaj partie duke tejet i vështirë, pas humbjes kastrofale në zgjedhjet e fundit lokale, ka filluar të tkurret e numri i deputetëve që janë zgjedhur me logon e kësaj partie.Mocioni tregoi se qeveria e Zaevit nuk varet më prej votive të BDI-së, që është lajm i mirë pë rata 200 mijë e më tepër votues shqiptarë, që në zgjedhjet parlamentare nuk votuan për partinë e Ali Ahmetit. Tani kryeministri Zaev i ka duart më të lira të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare.