Qeveria e RMV-së ka ndarë 100.000 euro ndihmë për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që sot e goditi vendin. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska.

Më I goditur është qyteti Petrinje, 45 km larg Zagrebit, ku për momentin është shënuar një viktimë dhe me dhjetëra të lënduar, kurse qyteti është nën rrënoja. Në vazhdë e sipër janë aksionet për shpëtime dhe vlerësimin e dëmeve