Pas shumë luhatjeve, Qeveria ka thënë fjalën e fundit për Ligjin për letërnjoftimet. Burime nga qeveria kanë dorëzuar te gazeta Lajm mendimin qeveritar, ku thonë se shifet qartë se qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon që ndryshimet e Ligjit të mos miratohen.

Fjalën e fundit tani do ta kenë deputetët, mirëpo Mendimi i qeverisë sjell në pikëpyetje serioze vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime.

Mendimi sot ka arritur në Kuvend, kurse në Qeveri ka kaluar më 9 shkurt, thonë të njëjtat burime.