Gjatë ditës së djeshme funksionarët e BDI-së, Izet Mexhiti, Artan Grubi, Bekim Neziri dhe Rafis Haliti ishin në Hasanbeg për të parë nga afër gjendjen pas vërshimeve të tmerrshme të një nate më parë. Vizita e tyre nga ana e banorëve nuk ishte e mirëpritur, dhe në disa raste janë fishkëlluar, gjithnjë sipas deklaratave të banorëve të Hasanbegut, të cilët u shprehën para kamerave të portalit Fol.mk.

Po ashtu këta funskionarë janë fyer dhe janë akuzuar direkt për katastrofën që u ka ndodhur banorëve, ku ata nuk mbajnë mend që kanali të ishte pastruar prej se ekziston vetë shteti, megjithë premtimet e njëpasnjëshme të tyre para zgjedhjeve. Akuzat dhe fyerjet ndaj tyre ishin të shumta saqë funskionarët e BDI-së ishin të detyruar të largohen të turpëruar.

©FOL