Eurodeputeti Ivo Vajgëll, i cili sot dhe nesër realizon takime me përfaqësues të partive parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deklaroi se qëllimi i vizitës së tij është të diskutohet për projektin Zhan Mone.

“Dëshirojmë të bisedojmë për projektin Zhan Mone të Parlamentit Evropian, që do të thotë ngritjen e dialogut të aktorëve politikë në Maqedoni dhe interaksion me parlamentarët nga Parlamenti i Evropës”, tha shkurt Ivo Vajgëll në një deklaratë për mediat.

Ajo që e pret, siç tha “është vetëm mirë, kur është në Shkup”.

Vajgëll paraprakisht realizoi takime me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi.