Banorët e Hasanbegut, Stajkovcit dhe vendbanimeve tjera ende në pritje të kompensimeve nga vërshimet e 6 gushtit. Komisioni për vlerësimin e dëmeve assesi të përgatis listën përfundimtare të familjeve të dëmtuara. Kreu i Komisionit qeveritar, Ejup Alimi nuk deshi të dalë para kamerave, por në linë telefonike tha për Alsat se deri tani janë regjistruar 3942 familje dhe se lista ende nuk është mbyllur. Në anën tjetër qytetarët shprehen skeptik se nga komisioni do të tu paguaj dëmin real të shkaktuar.

“Nuk kamë marrë akoma asgjë. I kanë dorëzuar të gjitha dokumentet, por akoma nuk ka asgjë”.

“Asgjë s’na kanë paguar, një djalë ka marr një jo, pash pyeta një ditë më than se nuk je në listë, edhe nuk ke çka të bësh, unë nuk jam në listë lartë ndërsa ata atje poshtë çka janë njëri i ka marr njëri ka thënë se nuk janë paret. E presim vdekjen se 76 vjet kamë dhe i dimë dallaveret se si shkojnë kanë edhe praktikë edhe teori nuk është problem për rata”.

“Kam shty dy mijë euro për ta rregulluar jam përgatitë për dasmë dhe tash përsëri për së dyti u deshtë ta rregullojë , atë kryesoren e kamë rregulluar brenda po jashtë”.

“Të dhëna materiale askush nga këtu nuk ka marrë nuk ka lidhje janë këtu shqiptarët ose ne maqedonas këtu situata është e tepruar nga Stajtovci deri në Inxhikovë, dëme akoma kanë ndërsa para nuk ka askund, unë besoj se do më paguajnë por nuk mund të them asgjë, komisioni ka qenë të gjitha”.

Qeveria ka bëtë të ditur se qytetarëve të cilët janë prekur nga vërshimet do tu paguhet dëmi 100% për dhe se për këtë ka paraparë 36.6 milion euro mjete që pritet të sigurohen me rishikimin e buxhetit i cili do të duhet të miratohet në seancën plenare më 19 shtator./alsat-m