Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, duke e ironizuar atë teksa e quajtur “një menu me pjata imagjinare”.
“Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve dhe për t’i bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqet mbi mure”, tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria reale e njerëzve të punës “është shumë më e madhe se sa Shqipëria virtuale e njerëzve të llafeve dhe pjatave bosh në gjumë, prandaj është një program që do mbetet bosh njësoj si ato pjatat që nuk do shfaqen kurrë në asnjë tavolinë”.