Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se projektligji për paketën antishpifje do të hyjë për miratim nesër në Kuvend.

Ai ka thënë se projekti do të hyjë për miratim në seancë, pas një pune të përbashkët po thuajse një vjeçare me OSBE dhe i dakorduar 100 % me ekspertët e zyrës së Vjenës.

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e @harlemdesir. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje”, ka shkruar Rama në Twitter.