Alisetar Ramadani i cili përfaqëson zërin e popullatës shqipëtare gjithashtu dhe Diasporës shqipëtare nuk ka lënë anash pa komentuar edhe “kurthin” që dëshirohet ti bëhet Selës nga ana e BDI-së për daljen e tij nga qeveria.

Në llogarin e tij në facebook ai ka shkruar:

Shqiptarët nuk mund t’i përfaqësojnë ata që blejnë vota.

TV 24 i lsdm-s për ndryshe del me titull “bombastik”: A do të merr Ziadin Sela karton të kuq nga qeveria?!

Me shpjegimin se demek Aleanca Shqiptare dhe z, Ziadin Sela paskan dalë jashtë binareve të qeverisë, sepse ndodhi Aleanca me Besë, dhe se për daljen e tyre nga qeveria presin të futen ata të pdsh-së dhe ca parti të vogla të cilat aktualisht janë në koalicion me vmro-në për të plotësuar dmth vendin e Aleancës në qeveri, dhe se demek pritet prononcimi i Zaevit pas zgjedhjeve lokale!

Ne i themi këtij televizioni qeveritar, se kartonin e kuq Selës dhe të gjitha subjekteve politike shqiptare mund t’ua japë vetëm populli shqiptarë e jo ju! Ne me dekada jemi duke treguar vullnet të jashtëzakonshëm, bile edhe me sakrifica shumë të mëdha, që Maqedonia të mbijeton si shtet i qytetarëve të barabartë të cilët jetojnë aty dhe jashtë tij! Ju, gjithmonë e keni pasur fjalën e fundit dhe shpesh herë edhe keni luajtur me emocionet e shqiptarëve, jeni marrë me shantazhe, me kërcënime, me burgosje të shqiptarëve, vrasje të shqiptarëve, dhe inskenime të ndryshme kundër shqiptarëve, dhe kjo nuk ju ka mbushur mend, shihet nga artikulli në fjalë i televizionit 24 se ju jeni mbetje e vjetër dhe nuk mbusheni mend! Kjo nuk është në frymën “sploteni” të cilën e reklamon Zaevi! Ju nuk mund të vendosni kush do të jetë në qeveri e kush jo! Mbaroi epoka e shantazheve, eliminimeve politike. Shqiptarët asnjëherë nuk i kanë mbështetur shërbëtorët tuaj, por ju ua keni mundësuar që ata të vjedhin vota që të bëhen shërbëtorë tuaj, rastin e fundit e keni në Strugë me blerjen e votave ku është ngritur edhe padi penale! Shqiptarët nuk mund t’i përfaqësojnë ata që blejnë vota.

Nëse vërtetë keni vendosur të luftoni të keqen, atëherë bëjeni e mos na shitni kopalla më! Aleanca me Besë do të vazhdon bashkëpunimin edhe pas zgjedhjeve lokale dhe kësaj Aleance me Besë do t’i bashkohet edhe diaspora shqiptare në Evropë dhe SHBA./fol.mk