Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar në media në të cilin thuhet se ai do ta votoj Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Tahiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë, se e voton secilin kandidat shqiptar për kryetar të Kuvendit, por mohon të ketë thënë se e voton Veselin.

Shkrimi i plotë i Labinot Tahirit:

Nje gazetare nuk e di nga cili portal ishte e ka shkruar gabim titullin, mos të mundohen me bo mizën bull për klikime.

I thash shkruaje Realitetin e jo veq hajt me postu nje titull.

E thash shume kjart, kush do qe është shqiptar e votoj ne Parlament për kryetarë te Kuvendit.

Sa i perket për Kadri Veselin, nuk e thash qe e votoj, e thash se me ka pelqy korrektesia e tij ndaj Deputetëve. E thash se aty ne Kuvend janë gjera që nuk di se kush mund te dalë për keyetarë e kush nga cila parti e nominojnë kandidatin e tyre kaq.

Hajt kaloni nje dite te mbarë.