Nënkryetarja e Forumit Ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dega-Maqedoni, Znj.Tetuta Llalla ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen e 6 programeve studimore të USHT-së.

Jemi të indinjuar thellë nga lajmet e fundit për mbylljen e 6 programeve studimore në Universitetin Shtetëror të Tetovës ku do të mbetet i pa definuar fati i mbi 700 studentëve shqiptar dhe kuadrit mësimorë pranë këtyre fakulteteve. Nuk mund të qëndrojmë në heshtje kundrejt faktit për ndryshimin e emrit të Universitetit Shtetëror të Tetovës në Universiteti i Tetovës. Kur dihet se përmes këtij atributi Shtetëror, ministri Abdylaqim Ademi dhe partia e tij BDI siguruan 12 vite qeverisje në këtë bashkëqeverisje të përbetuar antishqiptare. Nuk ka të drejtë morale askush të sjellë Ligje brenda natës për mbylljen e fakulteteve dhe ndërrimin e emrit të Universitetit, kur dihet që ligjërisht universitetet shtetërore në Maqedoni funksionojnë të pavarura. Në qoftë se ministri Ademi ka vendosur me të vërtetë tja ndërrojë emrin këtij universiteti, le ta pagëzojë me emrin e më meritorit për arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni, prof.dr. Fadil Sulejmani.

(Nënkryetare e Forumit Ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut -dega Maqedoni)

teuta 1

TEUTA LLALLA