Real Madridi ka shënuar edhe një tjetër fitore të thellë në drejtimin e Zinedine Zidanes, duke mposhtur 5:1 në Santiago Bernabeu, Sporting Gijonin.

Kjo ishte fitorja e dytë për trajnerin francez, në po kaq ndeshje si trajner i Realit. Të pesë golat vendasit madrilian, i shënuan në pjesën e parë.

Ishte Gareth Bale i cili kaloi për herë të parë në epërsi Realin, duke shënuar në minutën e 7’. Ronaldo në minutën e 9’, dyfishoi epërsinë, ndërsa Benzema në minutën e 12’, shënoi për 3:0.

Në minutën e 18’, u aktivizua sërish Ronaldo, për 4:0. Dhe kur skuadrat po përgatitshin për të shkuar në pushimin e pjesës së parë, Benzema shënoi golin e dytë të tij në këtë ndeshje, dhe të pestin për Realin në këtë pjesë.

Në pjesën e dytë u pa vetëm një gol, dhe atë e shënuan mysafirët në minutën e 62’, nëpërmjet Lopez.

Me këtë fitore, Reali arrin në kuotën e 43 pikëve, duke marrë pozitën e dytë, me një pikë më shumë se Barcelona, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.