Një 26-vjeçare e fiksuar me ndërhyrjet plastike ka realizuar mbi 100 të tilla dhe ende nuk është e kënaqur nga fiziku i saj i ri.

Modelja suedeze, Pixee Fox, e cila tashmë jeton në Karolinën e Veriut, ka ndryshuar ngjyrën e syve, ka realizuar disa ndërhyrje në gjoks në të pasme e buzë.

Por ajo ka ndërmarrë edhe një tjetër vendim ekstrem duke hequr 6 brinjë që të ketë një bel sa më të hollë të mundshëm.

“Unë kam qenë e kënaqur se si dukesha më parë, jam edhe e kënaqur se si dukem tani, por kam një vizion se ajo çfarë mund të bëhem është më mahnitëse. Vitin e ardhshëm dua të bëj edhe 10 ndërhyrje të tjera”, shprehet ajo duke shtuar se synimi i radhës është që të hyjë në librin e rekordeve Guinness për belin më të hollë.