Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit të tij. Rektori i këtij universiteti, Abdylmenaxh Bexheti, ka falënderuar dy rektorët para tij për angazhimin e dhënë për ta ngritur këtë universitet, ndërsa është zotuar se në të ardhmen UEJL do ta rris nivelin duke e përshtatur atë, me kërkesat e tregut të punës.

Poashtu Rektori i Bexheti në fjalimin e tij para të pranishëve, falënderoi me theks të veçantë ministrin e Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademin, për mbështetjen e madhe institucionale që ka dhënë ndaj Universitetit të Europësjuglindore, duke mundësuar një rritje buxheti prej 40 për qind, që do të ndikojë dukshëm në procesin e ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.

“Sigurisht se ne si universitet jemi të përkushtuar të mbetemi në këto kërkesa, para së gjithash për të përmbushur interesin publik por edhe interesin individual njëkohësisht të atyre që studiojnë dhe familjet e tyre që sakrifikojnë për tu përmbushur këto kushte. Me këtë rast është moment i veçantë edhe publikisht ta falënderoj tej mase ministrin e arsimit të Maqedonisë, para së gjithash për mbështetjen e madhe në vazhdimësi që po e marrim por sivjet posaçërisht në momentin e mbështetjes, edhe tendencën rritëse të buxhetit” – ka deklaruar Abdylmenaf Bexheti.

Ndryshe, kujtojmë se nga emërimi i Arbër Ademit në krye të institucionit të arsimit, nga shtatori i këtij viti kemi edhe rritje pagash për 5% për punonjësit në arsim.