Renditja e UEFA-s, në krye Bayerni

Pas luajtjes së raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, është përditësuar edhe renditja e fundit e klubeve. Komandon gjithnjë fituesi i Champions-it në fuqi, Bayern Munichu, i ndjekur nga gjigantët spanjollë të Realit dhe Barcelonës. Juventusi, skuadra e parë italiane, ka humbur një pozicion dhe zbret nga podiumi përsëri pas eliminimit nga Porto.

Në vend të pestë renditet Atletico Madridi, që ka zbritur një pozicion pas eliminimit nga Chelsea. Dhjetë vendet e para kompletohen nga Manchester City, PSG, Manchester United, Liverpooli dhe Sevilla. Arsenali, Dortmundi, Chelsea, Tottenhami, Porto, Roma, Ajaxi, Shakhtari, Lyoni dhe Napoli kompletojnë top 20-shen.