r – “Revolucioni Laraman” u ka bërë apel qytetarëve, që sot në ora 10:45, të vijnë përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe t’i jepet mbështetje aktivistit, Pavle Bogoevski.

Ky apel është bërë në rrjetin social “Facebook” ky ftohen gjithë qytetarët ti japin mbështetje Bogoevskit

“Një për të gjithë, të gjithë për një! Në ora 10:45 do të jemi së bashku me bashkëluftëtarin tonë Pavle Bogoevski, përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1. Ju bëjmë thirrje që të na bashkëngjiteni. Vazhdojnë trysnitë ndaj njerëzve që kanë protestuar çdo ditë kundër këtij regjimi. Vazhdojnë që të gjykohen personat që e kritikojnë pushtetin, përderisa kriminelët shëtisin të lirë, shkatërrojnë dëshmi dhe gjurmë nga veprat kriminale”, shkruhet mes tjerash në rrjetin social Facebook.