Pas veprimit gueril të mbrëmshëm në Urën e civilizimit, sot ” Revolucioni Laraman” kanë dalë me veprim të ngjashëm edhe në hapësirën para Gjykatës Kushtetuese.

” Revolucioni Laraman “, më ngjyra ka shkruar një numër të madh “5”, për të treguar se sa ditë kanë mbetur deri në afatin e kërkuar për më 18 qershor, dhe në të njejtën kohë në rrethin e njejtë është shkruar edhe “ PSP-ja është kushtetuese”.

Me këtë, protestuesit vazhdojnë të numërojnë për të ju rikujtuar dy kërkesat kryesore – Gjykata Kushtetuese të vendosë për kushtetutshmërinë e PSP-së, dhe të ndalojnë persekutimin e të gjithë pjesëmarrësve në protestat të organizuara nga “Revolucioni Laraman”.

Ndërkohë, lëvizja “Protestoj” dhe ” Revolucioni Laraman” mbeten të përkushtuar edhe në kërkesat tjera për dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivanov, formimin e një qeverie kalimtare për të zbatuar prioritetet e reformave të raportit të Priebe, formimin e një njësie të veçantë në gjykatën penale për rastet në kompetencë të PSP-së, por dhe përfshirjen e detyrueshme të përfaqësuesve të pavarur të shoqërisë civile në procesin e zgjidhjen e krizës.

5,1 5,2