rexhep hoti

Në Konferencën e intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes shqiptare, e cila u mbajt në Prishtinë më datë 10 Qershor 2016, të pranishëm ishin një numër i madh i figurave të njohura kombëtare, veprimtarë, shkrimtarë, publicist, profesorë universitarë, ish-diplomatë dhe politikanë. Në konferencë i ftuar ishte edhe kryetari i LR-PDSH-së z.Ziadin Sela.

Ndër fjalimet më interesante ishte edhe ajo e zv.Ministrit të Kulturës së Kosovës, z.Rexhep Hoti, i cili simbolikisht u shpreh se në Maqedoni me politikën shqiptare fatkeqsisht udhëheqin gjimnazistë dhe shvercerë. Uroj që grupi i intelektualëve “Shkupi 21” të kultivojë frymën autoktone perëndimore shqiptare.

“E veçanta e takimit është që intelektualët shqiptar nga Maqedonia, kanë zgjedhur Kosovën, Prishtinën për ti dhënë peshën e fjalës dhe peshën e mendimit të tyre për ti dhënë një rrugëzgjidhje për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Siç e dini në fillim të viteve në 90-ta është provuar të bëhet zgjedhja e çështjes shqiptare në kuadër të Jugosllavisë, dhe në atë kohë është diskutuar një periudhë të gjatë, që do të shkohet me hapin e vogël që ka mund të jetë Maqedonia, apo në hapin më të madh siç mund të jetë Kosova. Rrjedha e proceseve pastaj e përcaktoi se Kosova morri prioritet dhe kështu rrodhi puna. Aktualisht shqiptarët në Balkan kanë 2 shtete të tyre, pavarësisht që tek shqiptarët ka ende çështje të pazgjidhura, ndërsa Maqedonia është pika më strategjike e cila nuk mund të shikohet si një çështje e pazgjidhur, por mund të shikohet si një shtëpi e ardhëshme e shqiptarëve të cilët duhet ta kenë shtetin e vet, në kuadër me të gjithë ata që janë mbrenda Maqedonisë”.

“Çka ndodhi më tej, ndodhi ajo që ka ndodh edhe në Kosovë, por ndodhi edhe ajo që është duke ndodh në shoqërinë shqiptare në Balkan. Ne jemi të fundit për sa i përket kulturës politike. Ne ende vjedhim vetveten, ende vjedhim gjithëçka që është pronë publike. Për mos me hy në referenca historike, të gjitha politikat e luftës, kur kanë sunduar në paqë kanë dështuar, ose kanë qenë të pasuksesshme. Politikat e luftës ka ndodh edhe në ish-Jugosllavi në Kosovë, në formën se si ajo egzistonte si e tillë, në atë sundim që ishte. Ishte politika e partizanëve  në krye me Fadil Hoxhën, një zhvillim shumë interesant. Prej viteve 1945 – deri në fillim të viteve të 1970, deri te lëvizjet që ndodhën në gjithë botën. Politika në Kosovë atëherë ka qenë e zavendësuar me kuadro shumë të fortë, ka pas drita të fuqishme të intelektualëve që kontribuan shumë shoqërisë. Arsimi dhe vlera kishte kuptim, arsimi dhe vlera kishte diciplinën e vet, kishte kohën e vet, ajo e solli të paprekur bërthamën e shqiptarit deri në vitet 90-ta, por u prish me politikat e pasluftës, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Në Maqedoni ndodh politika e gjimnazistëve dhe as e shvercerëve, të dyjat janë prezente, nuk dua të përmend emra se nuk dua të gjykoj askënd. Me rëndësi është të fitojë një vlerë dhe një frymë. Nëse ju intelektualët, si shqiptarë të Maqedonisë thoni që do të bëni grupin e intelektualëve Shkupi 21, atëherë dëshiroj që ky grup ta krijojë frymën autoktone perëndimorë shqiptare, duke filluar prej Kumanove, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova, Struga, Ohri, Prespa, Manastiri. Me fjalë të tjera, kjo të krijohet prej bashkësisë së intelektualëve. Ne s’duhet të mendojmë njësoj, ne s’duhet të pajtohemi në gjithëçka, ama duhet të pajtohemi në 2-3 pika, kapitalin, shtetin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Kjo është fryma. Në qoftë se ju si një forum i ardhëshëm, do të arrini të krijoni frymën e orientimit për të pasur referenca në njerëz që kanë vlera të jashtëzakonshme, të punës së tyre të me dekada. Sepse përfundimisht, Maqedonia është një barrë e rëndë për dy shtetet shqiptare. Ne jemi një, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në kuptimin e jetës, në kuptimin e vdekjes, si popull dhe si komb, nuk ka dallim. Kjo na ka mbajt gjallë, por jo mjaftueshëm për të krijuar peshën e vlerës e cila do të funksiononte në institucione të caktuara, ku do qofshin ata, prej arsimit, kulturës e kështu me rradhë”.

/FOL.MK