QENAN ALIU

…Është për tu çuditur se për çfarë qeverie të PAKICËS flet BDI-ja. Po në atë qeveri të ashtuquajtur,,e pakicës,, atëherë nuk do të kishte asnjë subjekt politik shqiptarë. Kuptohet nëse Bdi mendon se Rilindja me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët do ta hanë petullën e futur në ujë për të qenë në qeveri së bashku me Pdsh-në, eventualisht do të ishte rezonim infantil. E atëherë partitë shqiptare i bjenka që të mbështesin qeverin e ,,pakicës,, nga koalicioni ,,Për jetë më të mirë ,, i kryesuar nga Zoran Zaev, ose koalicioni ,,Për Maqedoni më të mirë,, i kryesuar nga Nikolla Gruevski ! Qeveri të pakicës janë të praktikuara në vendet e botës , por atje ku ka rrethana , mentalitet dhe demokraci reale dhe funksionale. Në rrethanat aktuale në Maqedoni ky etablim nuk ka sesi të kualifikohet ndryshe përveç se si rezonim infantil. Kjo qasje e Bdi-së me jep të kuptojë se ky establishment ose nuk kanë njohuri mbi çështjet elementare, ose nuk i konsulltojnë njerëzit e fushave dhe se gjë nuk bëjnë në këto mbledhje të shpeshta dhe maratone mbase ata mund të luajnë ping-pong në atë shtëpi të madhe në Reçicë të Vogël, ndërsa mileti të mendojë se këta bura u lodhën tue mendue për shqiptarinë !