Rita Ora me dy tatuazhe të reja: Një në kokë, një në dorë Pëlqej0

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja është duke punuar në këngë të reja që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim.

Por, së fundi bukuroshja jonë që njihet për shumë vizatime në trup, i ka shtuar edhe një të tillë.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe imazhe të tatuazheve të reja.

“Dy zogj në një kafaz. Më pëlqen ideja për të gjetur një dashuri të vërtetë, kushdo apo çfarëdo qoftë ajo dhe për ta mbajtur atë të sigurt”, ka shkruar në Instagram, Rita.

Nuk dihet se kujt i dedikohet ky vizatim, por dihet se tash e sa kohë biondina është në lidhje me Andrew Wattin.

Ndryshe, këngëtaren do të mund ta shohim në Kosovë më 17 Shkurt, ku do të perfomojë para publikut me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë.