Janë intenstifikuar aktivitetet e përbashkëta opozitare. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot është takuar me liderin e Unitetit, Gëzim Ostreni, në restorantin “Pelister” në Shkup. Partia e Ostrenit vlerëson se qytetarët nuk do të lejojnë më manipulimet e dyshes VMRO-BDI, të mbështetur nga PDSH, të cilat në emër të zgjidhjes së krizës politike kërkojnë shpëtim eventual, ndërsa vetë e thellojë edhe më shumë krizën dhe e çojnë vendin në rrënim. Së fundmi “Uniteti” ka konfirmuar nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por vetëm me kushtet e plotësuara të marrëveshjes politike të Përzhinos, nën monitorimin ndërkombëtar dhe assesi si mënyrë për shpëtim të partive në pushtet. Pritet që Zaev nesër të takohet edhe me liderë të partive tjera opozitare shqiptare.

ostreni