Arabia Saudite njoftoi të dielën se rreth 1 milion kandidatë për haxhi kanë mbërritur në vendet e shenjta ende pa nisur sezoni i haxhillëkut.

Siç raporton agjencia saudite e lajmeve “SPA”, numri i personave që kanë shkuar në tokat e shenjta për të kryer ritualin e haxhillëkut, i është afruar 1 milionëve.

“Në Arabinë Saudite kanë mbërritur deri më sot për të kryer haxhillëkun 926 mijë e 726 besimtarë, nga të cilët 881 mijë 229 kanë hyrë në vend me rrugë ajrore”, theksohet në lajmin e SPA-së, ku bëhet e ditur gjithashtu se 555 mijë e 338 kandidatë për haxhi kanë shkuar në Mekë për kryer përgatitjen e haxhillëkut, ndërsa 161 mijë 588 të tjerë po qëndrojnë në Medinë.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar haxhillëkun e kanë kryer 2 milionë e 371 mijë e 675 besimtarë myslimanë.

Këtë vit sezoni i haxhillëkut do të fillojë në ditët e para të muajit gusht.