Policia e Kosovës ka konfirmuar rrahjen brutale të anëtares së re të PDK-së Arbana Xharra.

Në orët e para të së shtunës, Xharra është rrahur para banesës së saj në Prishtinë dhe tani është në QKUK.

Policia  e Kosovës ka njoftuar  se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate dhe në spital është sjellë nga bashkëpartiakë të saj.