Në debatin që u zhvillua sonte në Rruga drejtë, pjesë e panelit të Arta Tahirit ishte edhe  njëri prej dy Kryetarëve të RDK-së, z Fadil Zendeli

Në pyetjen e moderatores  drejtuar Fadil Zendelit   se cili  është lideri  i RDK-së? Fadil Zendeli u përgjigj:

”Siç është i informuar opinioni  me 13 mars  Kuvendi qendror dhe Kryesia Qendrore e shkarkoj  Vesel Memedin dhe  në atë kuvend  për kryetarë u  zgjodha unë”. Poashtu  Zendeli shtoi se ”është i mjerrë ai kryetar partie që mbetet kryetar me vendim gjygjësor” duke aluduar në Vesel Memedin. Në këto rrethana kur të gjithë ne e dijmë se gjygjësia është e kapur dhe vendimi që mund të sillet mund të jetë i diskutueshëm,tha Zendeli.

Poashtu edhe  Analisti  Arsim Sinani ju drejtua  Fadil Zendelit me apel për të tejkaluar mosmarrëveshjet , duke i thënë:

”z. Fadil ,  ju duhet të uleni  dhe të gjeni forcë ti  tejkaloni mosmarrëveshjet brenda RDK-së,  sepse  ky është një  proces që do ndihmonte unifikimin e faktorit  shqiptare.

Nëse futemi në analizë,  në opinion duket se ka dy kryesi partie dhe ju duhet të gjeni një kompromis të dilni të unifikuar dhe njëkohësisht të hapni rrugë që shqiptarët ta kenë më  lehtë”. Pas këtij sugjerimi miqësorë , nga ana e Arsim Sinanit, Fadil Zendeli i zënë ngusht , morri guximin, dhe nga njëra anë la të kuptohet  se edhe  ai nuk e ka mbështetjen e krejt organeve të partisë, ku edhe i bëri ftesë publike Vesel Memedit; ” le të Vije z Memedi, ku do të thirim mbledhje të Kuvendit, edhe të Kryesisë Qendrore, në prani edhe të mediumeveve dhe le të sqarohet për të gjitha shqetsimet”

©fol.mk