Uejn Runi beson se Mançester Junajtid duhet të përpiqet të blejë më mirë Herri Kejnin nga Totenhemi se sa Xhejdon Sançon nga Dortmundi. “Djajtë e Kuq” kanë qenë prej kohësh në bisedime me Dortmundin për të marrë talentin anglez.

“Sanço është një lojtar i klasit të parë, pa dyshim. Por pse të paguash 100 milionë euro për një talent të ngjashëm që tashmë e ke në skuadër? Junajtid ka Rashford dhe Martial, dhe ku do pozicionohet Sanço, pasi edhe Grinuoud luan në të njëtin pozicion dhe ka të njëjtën moshë? Unë më mirë do investoja 100 milionë euro për të marrë Herri Kejn.

E di që është shumë e vështirë, ndoshta edhe e pamundur për të marrë Kejn nga Totenhemi, por kjo është ajo çfarë i duhet Solskjaerit”, ka thënë ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Runi.