Nga Muhamet Berzati

O burra dhe ju femra që i përbëni këto subjektet politike opozitare a e dini se nuk ka rëndësi nga vjen oferta për bashkëpunim (nga i madhi apo i vogli), me rëndësi është që ju të bëheni bashkë sepse brenga e të gjith neve është e përbashkët, NE TË GJITH E DUAM NDRYSHIMIN E KËTIJ SISTEMI. Të gjithë ne duam që ti çojm në histori këto që na qeverisën deri më tani gjoja “në mënyrë demoktatike” . Ne duhet bashkërisht të punojmë për një ndyshim të ri që të mund të jetojmë një jetë të rehatshme, të jemi të pavarur nga ana financiare dhe të jetojmë në shtëpit-banesat tona dhe të bëhemi pjesë e Evropës së bashkuar. Por jam shumë skeptik dhe e them hapur se nuk mund të ndodhë bashkëpunimi opozitar, nga njëra anë me njerëz që janë të pakënaqur nga pushteti që kanë pasur deri tani (një pjes e tyre që nuk ja kanë aritur qëllimit final të krijojnë pasuri dhe para pa kufi), dhe nga ana tjetër me njerëz që akoma nuk e dinë se çka është pushteti (qeverisja) dhe që e ngrisin veten lartë pa u sprovuar me të. Megjithëse, suksesi për të ndryshuar këtë sistem është shumë afër dhe mund të arrihet vetëm me bashkëpunim opozitar, por nuk bëhet sepse qëllimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në opozit nuk është i njejtë, – disa luftojnë për një të ardhme më të mirë të gjeneratave që vinë pas, e – disa të tjerë luftojnë për një pozicion më të mirë në “qeverisjen e ardhshme”… për këto dy arsye nuk është aq i lehtë bashkpunimi opozitarë. Përsëri u arit qëllimi që të bëhen të rëndësishëm përmes kësaj lojës së bashkëpunimit opozitar që opinioni publik më e ka kuptuar se është një trillim i radhës. Nuk meren me punët më madhore që janë me rëndësi për shqiptarët, t’ju tregojnë shqiptarve se çka po përgadit pushteti aktual me njesitë dhe listat zgjedhore, e as me univerzitetin që po krijohet vetëm për të punsuar dikënd që duhet penzionuar dhe që do të shetë diploma, ato meren me bashkëpunimin opozitar që nuk mundë të arihet as me termin “Aleanca për Shqiptarët” as me “Këshillin ndërpartiak” as me “Këshillin mbi partiak” e as me “Këshillin Opozitar” sepse këto janë vetëm terme apo emra që faktorizojnë njërin apo tjetrin tabor, e themë këtë duke ju kthyer historisë së lojës politike “BASHKËPUNIMI OPOZITARE”, Ne kur nuk do të mund të jemi të bashkuar gjersa disa punojnë për intereset individuale apo grupore të tyre… Ka shumë këshilla dhe strategji rreth asaj se si të bëhemi bashkë në opozit për të qenë të sukseshëm në qeverisje por nuk është në prioritetin e momentit sepse është shumë më madhore dhe prioritare t’i thoni hapur popullit shqiptarë se bashkëpunimi opozitar është i vështir të ndodhë sepse ju pengon të gjithë juve kush do të jetë i dyti, ju pengon edhe subjekteve tjera politike në vendë por ju ndihmon vetëm shqiptarve… kur të gjithë janë kundër njëri-tjetrit (me këtë kundër vetvetes) i lutemi vetëm ZOTIT ti vetëdisoj shqiptarët….